Transmetuar më 14-05-2013, 20:55

Mësuesja e një shkolle fillore u pezullua nga puna, pasi në mënyrë të pavullnetshme u dorëzoi fotografitë e saj provokuese dhe të nxehta, nxënësve të klasës.

Gruaja e cila jep mësim në qytetin e Trencin në Sllovaki, u kishte dhënë disa nxënësve të saj laptopin për një projekt shkollor, por kishte harruar se brenda tij ishin disa fotografi në poza të nxehta të cilat i kishte shkrepur disa kohë më parë.

Por duket se fëmijët ndoshta prej kuriozitetit apo fare rastësisht gjetën fotografitë e nxehta të mësueses dhe jo vetëm kaq por ua dërguan me email gjithë atyre që njihnin.

Pas kësaj mësuesja u pushua nga puna, për vënie në përdorim të materialeve të papërshtatshme për fëmijët.

Nga ana e saj mësuesja u mbrojt duke thënë se gjithçka kishte ndodhur ishte thjesht incident, dhe se shpërndarja e fotografive ishte për faj të fëmijëve.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit