Transmetuar më 14-05-2013, 23:16

Që mëngjesi është një vakt thelbësor, këtë e dimë të gjithë. Por në verë dhe në përgjithësi, gjatë të nxehtit, mëngjesi si i tillë, merr edhe më shumë rëndësi. Siç e shpjegon edhe Shoqata Italiane e Dietikës dhe Ushqimit Klinikal, në qoftë se gjatë dimrit, trupi ynë ka nevojë për të djegur energji dhe për të ruajtur temperaturën konstante të trupit, gjatë verës domosdoshmëria është e kundërt. Ne duam ta ulim temperaturën e trupit për të ruajtur mirëqenien tonë dhe këtë, mund ta bëjmë përmes mekanizmit të avullimit të djersës.

Pra, ne kemi nevojë për shumë ujë dhe kripëra minerale të tilla si natrium, kalium dhe magnez që të na ndihmojnë për të mbajtur një ekuilibër të duhur ujor dhe kripëzues në të njëjtën kohë.

Si të sillemi, atëherë, për një mëngjes të saktë dhe të shëndetshëm gjatë stinës së verës?

– Konsumoni sa më shumë fruta

– Konsumoni sa më shumë pije

– Pini sa më shumë qumësht ose kos

– Hani një fetë bukë me mjaltë

– Evitoni yndyrnat si djathin apo gjalpin etj.

e.t/noa

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit