Transmetuar më 14-05-2013, 20:43

Durrës, 14 maj 2013, NOA.al/Arjola Ymeraj- Kryeministri Sali Berisha u ndal në mbrëmje në qytetin e Durrësit për të prezantuar kandidatët për deputetë në këtë qark, të udhëhequr nga Eduard Halimi dhe nga qyteti bregdetar premtoi reforma që do të heqin vizat edhe me SHBA.

"Me reforma të thella, ne hoqëm vizat me Europën, me reforma të thella do të heqim vizat me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ju do të lëvizni të lirë në mbarë botën. Ne na besojnë. Ne jemi seriozë. Ne u besojmë juve, mundit, djersës, aspiratave, vlerave e idealeve tuaja. Asgjë nuk do të pengojë rrugën tonë drejt integrimit. Asgjë nuk do të pengojë rrugën tonë drejt punësimit, drejt mirëqenies", – u shpreh z.Berisha.

Gjatë fjalës së tij kreu i mazhorancës e cilësoi 23 qershorin si uraganin e fuqishëm të fitores për të ecur përpara, duke thënë se kandidatët për deputetë të Partisë Demokratike do të kenë në fokus interesin e qytetarëve, duke theksuar se për Partinë Demokratike dhe për këtë mazhorancë në epiqendër janë qytetarët, mbi të cilët ndërtohet programi për të ecur përpara.

“Më 23 qershor përballen dy qëndrime, dy alternativa, përballet alternativa jonë e bazuar në vlerat më të mira, në liri, familje, kombin dhe integrimin. Kjo alternativë na udhëhoqi ne në këto 20 vite. Punësimi i të papunëve është qëllimi më madhor i programit tonë në ekonomi. Alternativa tjetër është e rritjes së taksave e shkatërrimit të vendeve të punës, e largimit të investimeve. Alternativa tjetër është që qytetarët e vendit të punojnë për qeverinë, kurse alternativa jonë është që qeveria të punojë për qytetarët”, deklaroi Berisha citon Noa.al.

Në vijim të fjalës së tij Kryeministri tha se alternativa e Partisë Socialiste është e mbushur me trillime, ndaj theksoi se nuk ka se si kjo alternativë pasi bllokoi për mbi 200 ditë me radhë, të betohet për integrimin, duke theksuar se këtë e bën ose Nastradimi, ose një hipokrit i pashpresë.

Berisha tha se Edi Rama bëri gjtihçka që të pengohej integrimi, marrëveshja e stabilizim asoocimit, dhe po në këtë drejtim vazhdoi me protesta e bojkote duke penguar statusin e vendit kandidat, rrugë të cilën e ndoqi edhe për vizat.

Ndër të tjera ai tha se “Zoti Rama në zbatim të testamentit të etërve, i mban peng tre ligjet e integrimit dhe nuk i voton. Të vish në Durrës dhe të betohesh për Europën kur në Tiranë bllokon votimin e ligjeve kjo nuk qëndron. Kjo është alternativa e hipokrizisë, e trillimit, ndaj ne le të ecim përpara drejt Bashkimit Europian me reforma të thella. Me reforma të thella ne hoqëm vizat drejt Europës me reforma të thella do heqim vizat drejt SHBA, neve na besoni”.

Rama: Përbuzje për tradhtarin Kadeli, u zgjodh me votat e PS, kthehu kurrizin

Më herët nga qyteti i Lezhës kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama e cilësoi si tradhtar deputetin Gjovalin Kadeli, i cili në këto zgjedhje garon për Partinë Demokratike.

Në fjalën e tij Rama tha, “Shpreh përbuzjen time për një tradhtar si Gjovalin Kadeli, i cili erdhi katër vjet më parë në Parlamentin e Shqipërisë me votat e socialistëve dhe progresistëve të Lezhës. Sot katër vjet më vonë u ka kthyer atyre kurrizin duke dhënë votën vetëm për një karrige druri me katër këmbë që është turpi i përhershëm i tij dhe i turpit të tij në këtë qytet. Megjithatë gjyshja ime grua shumë e mençur, katolike  nga Shkodra thoshte gjithmonë se jo të gjitha të këqija vijnë për keq, e pra me ikjen e atij tradhtari sot Partia Socialiste është më e pastër, është më e fortë, është më e gatshme për të marrë këtu në Lezhë dhe për të shkuar në parlamentin e Shqipërisë me 4 deputetë”, u shpreh Rama, referuar kandidimit të Kadelit për Partinë Demokratike.

Në vijim ai ftoi qytetarët e Lezhës që të votojnë Partinë Socialiste dhe ti tregojnë tradhtarit Gjovalin Kadeli se nuk janë siç thoshte ai delet e tij që i çonte nga të donte dhe se do ishte ai aty ku donte ose delet do t’i merrte me vete, si të donte dhe për ku të donte.

Kandidatët e PD për qarkun e Durrësit:

1. Eduart Halimi

2. Igli Cara

3. Albana Vokshi

4. Gent Strazimiri

5. Oerd Bylykbashi

6. Osman Metalla

7. Vullnet Topalli

8. Lufter Xhuveli

9. Kseanela Myderizi

10. Zamir Ramadani

11. Merita Bakiu

12. Arian Dedei

13. Mirlinda Ceka

140 emrat e listës për deputetë të PD/a.y/noa.al

Berisha: Dako t’u kërkojë falje durrsakëve, bllokoi dhe betonizoi

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit