Operatori i telekomunikacionit ONE dhe ylli i muzikës Adelina Tahiri firmosën kontratë bashkëpunimi. Gjatë vitit të ardhshëm, kjo kompani dhe këngëtarja gjithnjë e më e famshme Adelina Tahiri, bashkërisht do të punojnë në promocionin e përbashkët të brendit të kompanisë dhe pop muzikës shqiptare në Maqedoni.
“Ne gjithmonë kemi ditur t’i detektojmë yjet e vërteta, si ato që kanë karrierë afatgjate, ashtu edhe ato që kanë potencial të madh. Adelina është yll muzikor që përparon gjithnjë e më shumë, ndërsa karriera e saj po pasurohet nga dita në ditë. Muzika dhe shfaqja e saj janë sinonim për një yll shqiptar modern dhe urban, ndërsa e gjithë kjo përputhet shumë mirë me brendin tonë”, deklaroi Ciril Kafol, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i ONE.
“Për çdo këngëtar është me rëndësi të veçantë ta gëzojë përkrahjen e një brendi. Unë jam e nderuar dhe ndjej kënaqësi që pikërisht kjo kompani do të jetë partneri im brend gjatë vitit të ardhshëm. Unë shpresoj për një bashkëpunim të mirë dhe të suksesshëm”, deklaroi Adelina.
Gjatë vitit 2013-2014, kompania dhe Adelina do të punojnë me përkushtim të madh dhe të gjithë adhuruesve të muzikës shqiptare pop do t’u ofrojnë ngjarje dhe përmbajtje muzikore atraktive, ndërsa Adelina do të shfaqet edhe në disa fushata reklamuese.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd