Transmetuar më 14-05-2013, 19:51

Prishtinë, 14 maj 2013, NOA.al- Serbia po kujdeset që Rumania të vazhdojë të mbajë qëndrim për mosnjohjen e Kosovës. Në disa nga deklaratat e fundit të zyrtarëve të Bukureshtit është dukur se po lëshojnë pe, dhe për këtë Serbia i ka dërguar sinjale që Rumania mos ta bëjë këtë.  Ministri i Jashtëm serb, Ivan Mërkiç, ka falënderuar sot shtetin rumun për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Sa më vonë që do ta bënte Rumania një hap të tillë, do të ishte aq më mire”, ka thënë Merkiç,  në Bukuresht, pas takimit me homologn rumun, Titus Corlatean.

Ndërkaq, Corlatean ka folur për marrëveshjen Kosovë- Serbi. “Rumania përshëndet vullnetin dhe guximin politik të Serbisë në bisedimet dhe marrëveshjet me Kosovën, me të cilat i hapen perspektiva të reja historike”, ka thënë Corlatean. Por ai ka shtuar se “Rumania është në mesin e pesë vendeve të Bashkimit Evropian që nuk e njohin ende shtetësinë e Kosovës”.t.k/a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit