Transmetuar më 14-05-2013, 18:00

Gjeni më poshtë nga NOA.al, horoskopin ditor për të 12 shenjat zodiakale nga astrologia e mirënjohur italiane, Ivana Raffa e pajtuar nga mediat më prestigjioze italiane për shërbimin e horoskopit.

Lexoni edhe HOROSKOPIN JAVOR

E Mërkurë, 15 Maj 2013

Dita e sotme ju fal mjaft suksese në blerjet për shtëpi apo edhe për të bërë përmirësimet e nevojshme në të. Koha e përkryer edhe për t’u dhënë rrugë disa punëve të aspektit të rinovimit, në gjendje të krijoni një ambient të ngjashëm me atë që keni ëndërruar për të jetuar. Mos u dekurajoni nga ndonjë avari, do të jenë të vogla.

Situatë interesante për sferën sentimentale. Eshtë një tërheqje e fortë fizike, ajo që do t’ju bëjë të arrini deri në një marrëveshje për jetë të përbashkët martesore. Hëna dhe Marsi në akord të mirë me njëri-tjetrin, ju japin mundësi për sipërmarrje më të mëdha dhe për të lehtësuar arritjet tuaja. Merrni përparësi nga këto ndikime të mira yjore për të zgjeruar rrethin e miqve, të bashkoheni me grupe që ndajnë interesat tuaja dhe të zgjidhni konfliktet me partnerët e biznesit apo bashkëpunëtorët tuaj. Udhëtimet, të menaxhuara mirë.

Yjet e kësaj dite të mërkurë, kanë për të raportuar mbi suksesin e projekteve tuaja. Ndoshta ata janë duke kërkuar që të kryeni edhe një shpenzim parash, më shumë nga sa pritej, por kjo nuk do t’ju shqetësojë aspak, sepse ju jeni të shpejtë për të zgjidhur ndonjë problem dhe gjithmonë të gatshëm. Tani pikat tuaja të forta të mëdha janë kreativiteti, elasticiteti i shkëlqyer në gjykimet dhe aftësinë për të parë përtej interesave të momentit.

Hëna në shenjën tuaj, ende në një aspekt të mirë kundrejt Marsit dhe Diellit, ju shoqëron me një përzierje të energjisë, ndjeshmërisë dhe dinamizmit. Së bashku, ato do të promovojnë ushtrimin e hobeve tuaja, në praninë e njerëzve të mirë dhe miqve që ju përshtaten. Ndërkaq, kjo e sotmja premton në të njëjtën kohë që të jetë edhe një ditë disi e gjallë dhe e pasur me një atmosferë plot jetë dhe vlerësim të kënaqësive të shoqërimit dhe dashurisë.

Yjet ju shohin sot në fazën e zhvillimit. Duke i dhënë fund edhe opozitës së Mërkurit ndaj jush dhe duke ju dhuruar më shumë inteligjencë dhe shkëmbime apo kontakte. Gjë e cila mund t’ju ndihmojë për të përsosur projektet që ju keni në mendje për një farë kohe, pa vonesa të shkaktuara ose dështime. Përpara krijimit të një pune të re, do të bënit mirë për të përfunduar projektet e filluara tashmë dhe t’i jepni vetes një pushim të shkurtër për të vënë gjithçka në vend, në mënyrë të përsosur.

Me Hënën, Marsin dhe Diellin në shenjën tuaj, kjo ditë është veçanërisht e favorshme për miqësitë si edhe për të studiuar apo për të gjitha aktivitetet që kërkojnë guxim e shkathtësi. Sfera sentimentale shihet sot prej jush në plan të parë, sidomos në terrenin e miqësive. Nëse ju doni të rikrijoni kontakt me një mik të vjetër që nuk e keni parë prej një kohe të gjatë, kjo është dita më e përshtatshme për ta bërë këtë. Dashuria kthehet në një gjë shumë të ndritshme. Joshjet do të jenë të lehta dhe kënaqësitë intensive.

Shtëpia e karrierës, është e stimuluar më së miri gjatë ditës së sotme nga kuadri yjor në qiellin e shenjës suaj. Edhe një herë do të paraqisni këmbëngulje, si edhe elementë të nevojshëm për të përmbushur imagjinatën e konkurrencës suaj profesionale. Si edhe për t’u përballur me eksperienca të reja ose për të përmirësuar punën e zakonshme. Angazhohuni për qëllime specifike, më mirë sesa të humbni energji.

Kuadri yjor në qiellin e shenjës suaj, ju sugjeron që gjatë ditës së sotme ta lini veten tuaj, të përshkohet nga entuziazmi pa kufij dhe t’i lini mënjanë pengesat, të cilat nuk ju lejojnë të ecni në rrugën e rritjes suaj të brendshme. Njerëzit që punojnë në anën tuaj janë të lumtur për të punuar me ju, ndërkohë që juve ju rekomandohet t’u kushtoni më shumë vëmendje atyre, sikundër, edhe të jeni vigjilentë në çdo drejtim. Dy elemente të dobishme këto, për të përmbushur detyrat në mënyrën më të zellshme.

Sot do të shihni sesi do të realizohet me shpejtësi të plotë aktiviteti juaj profesional, në çfarëdo dege që ju jeni të impenjuar me të. Mbetet vetëm që të kryeni edhe disa orë jashtë orarit, të cilat paraqiten mjaft vendimtare dhe lënë një përshtypje mjaft të mirë në negociatat e biznesit. Do të jeni të gatshëm për t’iu përshtatur veçanërisht ndryshimit të rrethanave. Dhe kjo natyrisht, që ju çon drejt përmbushjes së nevojave që ju interesojnë.

Kjo e sotmja ka për të qenë një ditë kur ju do të punoni me energji të plotë, me metoda të sakta dhe vendimtare gjatë saj, e cila premton rrethana tërheqëse edhe në aspektin e marrëdhënieve. Ndërsa Hëna, edhe pse në kundërshti me shenjën tuaj, nuk do t’ju shqetësojë aspak dhe ju mund të merrni respektin dhe vlerësimin e kolegëve apo eprorëve tuaj. Nëse punoni në një degë ku ju jeni të nevojshëm, mençuria që do t’ju komunikoni atyre, do të jetë për ta  diçka interesante.

Sot përfundon armiqësia e Mërkurit në sektorin e intelektit, shkëmbimeve, takimeve, udhëtimeve të shkurtra. Duke ju bërë që të gjeni siç duhet drejtimet tuaja. Dhe tani, ju t’i gjeni fjalët e duhura për të marrë atë që ju intereson. Mos u fiksoni pas rrezikut të humbjes në aksidente ose gabimeve të kujtesës. Ju në fakt, keni një ndjenjë më të madhe të drejtimit, një përqendrim që ju ndihmon të zhvilloni potencialin tuaj mendor dhe intuitën e brendshme në të njëjtën kohë.

Dashuria dhe marrëdhëniet intime, gjenden në plan të parë. Një çift i ri krijohet dhe ai do t’i ketë të gjitha kartat yjore në rregull, në mënyrë që të kurorëzohet ëndrra e tyre. Është krijuar tashmë koha e duhur që mund të rindizte dashurinë me surpriza të bukura, të cilat variojnë nga një dhuratë e veçantë si një muaj mjalti, deri në blerjen e një shtëpie. Flirtet apo dashuritë e mëdha, janë të lindur ndërkaq, për ata që janë single. Mos i humbni këto ndikime duke bërë gjërat e zakonshme.

Përktheu dhe redaktoi: E.Tirana/noa.al

Të gjitha të drejtat e origjinalit, Ivana Raffa Astrology

HOROSKOPI 2013

Lexoni edhe HOROSKOPIN JAVOR

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit