

Durrës, 14 maj 2013, NOA.al- Një person është gjetur i pajetë në një kanal të mbushur me ujë pranë fshatit Fllakë në Durrës.
Nga të dhënat paraprake mësohet se viktima i seksit mashkull, i identifikuar si 53 vjeçari Fran Ndoci, është gjetur brenda kanalit nga kalimtarë të rastit, së bashku me mjetin me të cilin dyshohet se udhëtonte, tip motorr.
Aktualisht nga ana e policisë po hetohet në dy pista, e para ajo e humbjes së kontrollit mbi mjet dhe rrëzimit në kanal ku dhe ka gjetur vdekjen, ndërsa e dyta ajo e përplasjes nga ndonjë mjet tjetër, i cili mund të jetë larguar nga vendi i ngjarjes.
Gjithsesi nga ana e uniformave blu vijon intensivisht puna për zbulimin e shkaqeve që kanë çuar në vdekjen e tij.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





