

Pranë Rikes dhe Ilirit që po diskutojnë më njëri-tjetrin afrohet edhe Eldora. Iliri fillon ta ngacmojë Riken në lidhje me sekretin e saj. Atij i duket shumë e çuditshme që Rikja ende nuk e ka zbuluar sekretin me të cilin ka hyrë në Big Brother. Sipas tij, “Rikja me siguri duhet të jetë fituesja e Big Brother sepse nuk ka mundësi” – shton Iliri me shaka. Iliri vazhdon më tej duke thënë që nuk ka mundësi që gjithë kjo bukuri, të ketë hyrë pa sekret. Sipas tij sekreti i Rikes është të çmendi Ilirin dhe këtë gjë po e bën më së miri.
Rikja shton se sekreti i saj është sekret dhe fillon të qeshë. Rikja më tej thotë se të dashurin që ka jashtë e ka xheloz. Iliri e pyet nëse e ndjek apo jo dhe Rikja përgjigjet që ndoshta e ndjek nga interneti ose nuk e ndjek fare sepse është i zënë me punë. Iliri i thotë që mos të mendojë të tilla gjëra sepse i bën keq anës psikologjike të saj. Rikja vazhdon të thotë se Iliri nuk e lë të qetë. Iliri i tregon se e ka të pamundur ti qëndrojë larg sepse ka një reaksion kimik me lëkurën e saj. Iliri duke qeshur i thotë se ky nuk është problemi i tij, por i Rikes dhe le ta zgjidhë vetë. Iliri i thotë Rikes se edhe asaj i pëlqejnë përkëdheljet që i bën Iliri, Rikja e mohon por Iliri vazhdon të këmbëngulë. Iliri i rrëfen se ajo do ishte personi i fundit që mund të lëndonte në shtëpi.
Ilir më pas çohet dhe Rikja mbete vetëm me Eldorën. Rikja i shpreh asaj se bezdiset shumë me përkëdheljet e tepruara të Ilirit. Ajo është dakort deri në një pikë, por kur e tepron i kthehet në bezdi. Megjithatë Rikja thotë që Iliri është edhe i ëmbël, bëhet edhe i keq dhe kjo gjë i pëlqen ndërkohë.
Big Brother Albania 6, është një prodhim i Top Channel dhe Digitalb
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





