Transmetuar më 14-05-2013, 15:55

Banorëve tashmë u ka ardhur buxheti dhe janë shumë të lumtur për këtë fakt pas një jave të vështirë me zero buxhet. Teksa sistemojnë ushqimet, banorët fillojnë të kërcejnë. Iliri me Riken ndodhen në dhomën e ndënjes dhe po diskutojnë me njëri tjetrin. Iliri e pyet Riken se si ja ka kaluar sot, ajo i përgjigjet që ka qënë një ditë e thjeshtë por ai nuk e ka lënë të qetë. Iliri i thotë se nëse do e kiste lënë të qetë gjatë ditës do kishte rënë në melankoli dhe nuk është se do bënte ndonjë gjë.

Rikja i rrëfen Ilirit se e ka marrë shumë malli për famljarët, për babain,motrën,mamin dhe të dashurin. Ajo shton se nuk është mësuar që të rri larg tyre. Iliri i thotë se kjo është një gjë shumë e mirë që disa kohë qëndroi larg tyre sepse do ketë pjesë në jetë që do të jetë e detyruar të rrijë larg tyre. Rikja i rrëfen Ilirit se do të donte të futej që në fillim në Big Brother dhe me të vërtetë që do ishte një eksperiencë shumë e bukur. Më pas flasin për banorët dhe Rike i thtë Ilirit se sot janë bërë të gjithë kuzhinier, bëjnë si të mirë. Sipas Ilirit ngaqë koha ka qënë e keqe janë të detyruar të qëndrojnë aty sepse ska si ta kalojnë kohën. Rikja shton që nuk i pëlqen aspak kuzhina dhe gatimi por ndonjëherë bën edhe gjëra të mira.

Iliri i thotë Rikes, se ndonjëherë duket shumë e thjeshtë dhe ndonjëherë e ndërlikuar. Sipas tij ajo kur vishet thjeshtë i shkon gjithçka. Rikja shton se i ka të dyja anët edhe ekstravagante edhe e thjeshtë. Por Iliri shton që edhe në tip ndonjëherë është e lehtë,ndonjëherë bën e vështirë. Kjo gjë i pëlqen Ilirit sepse sipas tij ngre mure me njerëzit e tjerë, ndërton barriera dhe bëhet selektive. Por kjo gjë ndonjëherë ja vështirëson edhe njerëzve që e njohin shumë mirë. Rikja thotë se është shumë selektive me njerëzit me të cilët diskuton gjërat personale. Një ndër to është Anaidi, me të cilin nuk i pëlqen të ndajë shumë gjëra. Iliri e këshillon se sipas një filmi që ai ka parë, nuk duhet ti tregosh asnjëherë tjetrit atë që ke në mëndje sepse misteri e bën njeriun shumë interesant. Rikja shton se gjërat private private nuk ja ka treguar askujt. Rikja shton se është tip lunatik dhe i ndryshon shpesh humori.

Big Brother Albania 6, është një prodhim i Top Channel dhe Digitalb

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit