Transmetuar më 14-05-2013, 12:43

Shkodër, NOA.al – Flamuj të Partisë Socialiste janë djegur pranë zyrës elektorale të kësaj partie në komunën e Vaut të Dejës, në Shkodër.

Burime nga ky qytet i thanë Noa.al, se flamuj të djegur janë vendosur para zyrës elektorale të PS-së në Vaun e Dejës.

Policia ka nisur hetimet për gjetjen e autorëve të kësaj ngjarjeje që ka ndodhur sot në mesditë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit