Transmetuar më 14-05-2013, 11:26

Prishtinë, NOA.al – Sot pritet të dëshmojë edhe një dëshmitar i mbrojtur në rastin “Kleçka”, që po mbahet kundër deputetit Fatmir Limaj dhe nëntë bashkëluftëtarëve të tij.

Seanca po zhvillohet në sallën e improvizuar në "Kinemanë ABC1", pasi hapësira e Gjykatës së Apelit është quajtur e papërshtatshme për shkak të pranisë së shumë njerëzve, raporton korrespondetja e Noa.al.

“Nuk presin asnjë befasi nga dëshmitari i prokurorisë. Shpresojmë se rigjykimi ndaj Fatmir Limajt do të përfundojë shumë më shpejt sesa që kemi planifikuar", ka thënë avokati, Tomë Gashi.

Në seancën e kaluar dëshmitari i mbrojtur ka kërkuar që të identifikohet duke shtuar se nuk ka çfarë të fshehë nga dëshmia e tij dhe ka pohuar se akuzat që i bëhen Limajt, nuk qëndrojnë.

Procesi gjyqësor në rastin “Kleçka” po zhvillohet ndaj ish-ministrit, Fatmir Limaj dhe nëntë ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pasi  të gjithë janë të akuzuar për krime kundër popullatës civile gjatë luftës më 1999./t.k/o.k/noa.al/

Vazhdon seanca e rastit “Kleçka”në ngarkim të Fatmir Limajt

Rasti “Kleçka”, Fatmir Limaj sërish në gjykatë

Gjyqi ndaj Fatmir Limaj, përplasen prokurori i EULEX me mbrojtjen

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit