Transmetuar më 14-05-2013, 10:51

Vlorë, NOA.al – 4.420 kilogram lëndë narkotike e llojit heroinë u bllokua mëngjesin e sotëm në Portin e Vlorës.

Policia e këtij qyteti i tha Noa.al se, Edmond Andoni, 60 vjeç po tentonte të kalonte kufirin nga Vlora për në Brindizi me lëndën narkotike të fshehur në automjetin tip BMW me targa VL 7393 C.

Nga kontrolli i kryer në këtë automjet në pjesën e pasme midis gomës rezervë dhe sediljes së pasme janë konstatuar 8  pako të mbështjella me lëndë narkotike të ngjashme me atë të llojit heroinë.

Me cilësinë e provës materiale Policia e Vlorës sekuestroi 4 kg e 420 gr lëndë narkotike e ngjashmne me atë të llojit heroinë si dhe automjetin tip BMW.o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit