Transmetuar më 14-05-2013, 09:16

Të paktën 10 persona kanë mbetur të vdekur mëngjesin e sotëm nga përplasja e një minibusi dhe një kamioni në rajonin e Penzas, Vollgë, njoftuan autoritetet ruse.

Sipas policisë lokale, drejtuesi i minibusit ku ndodheshin 18 pasagjerë, humbi kontrollin e automjetit dhe ky i fundit u përplas me një kamion.

Një tjetër automjet, veturë u përfshi në aksidentin, ku të vdekur mbetën 10 persona, sipas zyrës së shtypit të Ministrisë së Brendshme ruse.

Me 28 mijë të vdekur përgjatë vitit 2012, Rusia është vendi me sigurinë rrugore më të ulët në botë.o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit