Transmetuar më 13-05-2013, 21:57

Me verën pranë, dietat janë të rëndësishme. Prandaj këshillat se si mund të humbasim ndonjë kile duke mashtruar edhe veten, nuk mungojnë.

E rëndësishme është të ndjekim tre rregulla: të hamë perime para se të nisin vaktet, të hamë fruta gjatë vakteve, si dhe të përtypim shumë, shumë ngadalë.

Perimet përpara vakteve, na ndihmojnë të mësohemi të përtypim më shumë, sepse tretja nis që nga goja, na mbush stomakun dhe u zvogëlon hapësirën ushqimeve kalorike.

Një tjetër këshillë: kujdes me masat e pjatave dhe gotave. 100 gramë pureje apo 100 gramë makarona duken me të vërtetë shumë pak në një pjatë të madhe, dhe e kundërta ndodh nëse hidhen në një pjatë të vogël.

Edhe forma e gotave influencon në sasinë e lëngjeve që pijmë.a.h/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit