Transmetuar më 13-05-2013, 21:26

Kur një grua i jep përparësi karrierës në vend të familjes, kjo akoma mund të ngjalli dyshime dhe pakuptueshmëri. Por çfarë rrezikon në të vërtetë një grua kur i përkushtohet më shumë punës dhe “harron” të ngrejë një familje:

Nëse është mënyra jote për t’u rritur

Çliroje veten nga gjykimet dhe pritshmëritë. Nëse tek vetja shikon një grua që ka ndjekur rrugën e saj, duke e parë këtë si një rrugë të natyrshme për t’u rritur, atëherë mos ndalo, vazhdo udhëtimin që ke nisur.

Marrëdhënie të shëndosha

Kush e ka thënë se një marrdhënie është e fortë vetëm nëse krijohet një familje e vërtetë? Nëse vazhdon të jesh e lidhur me familjen e origjinës, me të afërmit, miqtë apo fëmijët e tyre, atëherë mos u ndje keq nëse nuk ke një familje tënden, thjesht nuk e ke parë të arsyeshme të kesh një të tillë.

Nëse nuk të kujtohet që je grua para së gjithash

Në udhëtimin tënd të shkëlqyeshëm mos harro asnjëherë se je grua. Drejtoje vëmendjen tek detajet dhe te kujdesi për veten. Mos harro të dashurohesh, do të të japi energji të vazhdosh më tej.

Largohu nga stereotipet

Kujdes të mos biesh viktimë e stereotipeve që i shohin gratë në karrierë si të ftohta, si njerëz që ecin me llogari dhe që nuk janë aspak bashkëpunuese. Të kesh sukses në vendin e punës nuk do të thotë të mos jesh e aftë apo të mos kesh ndjenja. Shfaqi ato duke manifestuar emocionet pa asnjë frikë.

Përdor punën për t’ia mbathur

Kalon më shumë se dhjetë orë në punë, punon edhe gjatë mbrëmjes në shtëpi apo edhe gjatë fundjavave? Qëndro larg kompjuterit nëse nuk dëshiron që “pasioni” yt për punën të të mbajë larg marrëdhënieve.

Bën ndalesë tek njeriu i gabuar

Një fëmijë tani ose kurrë më! Një lidhje e qëndrueshme në çift, tani ose kurrë më! Ja mendimet që në shumë raste i shtyjnë gratë karrieriste të marrin vendime të gabuara.a.h/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit