Transmetuar më 14-05-2013, 00:09

Tradhtari serial? Nuk është në fakt ndonjë feminist i pandreqshëm, apo ndonjë maniak. Por në origjinën e tendencës së tij të vazhdueshme për tradhti, fshihet diçka e cila ka të bëjë në fakt me pasigurinë e tij apo vetëvlerësimin e ulët që ai ka për veten. Shoqëruar, edhe me problemet që ai ka thellë-thellë me intimitetin e tij.

Këtë e ka konfirmuar një studim amerikan i fundit, i kryer nga Universiteti i Indianës, dhe botuar në revistën Archives of Sexual Behavior", sipas të cilit, tendenca për të tradhtuar partneren, varet kryesisht nga frika e tij për të dështuar poshtë çarçafëve si mashkull.

Me pak fjalë, frika e tij për të mos patur një performancë të duhur në shtrat, mund të jetë hapi i parë drejt tradhtisë për një mashkull. Sepse për ata që nuk kanë besim në aftësinë e tyre të të qenit si i tillë, e bën shumë më të lehtë faktin për t’u lidhur me një person të panjohur, i cili në fakt, nuk di asgjë në lidhje me dështimet e tij të mëparshme në aspektin intim.

Sa për femrën, megjithatë, situata është disi e ndryshme. Sepse tradhtia për të, nuk është gjithmonë një formë e shfaqjes së pasigurisë dhe ankthit, por kryesisht ka të bëjë me mundësinë e saj për të mos qenë në gjendje të arrijë orgazmën. Dhe ato, është arritur në përfundimin se kanë gjasa të tradhtojnë 8% më shumë.

Një rezultat tjetër befasues i anketës, rreth meshkujve, ishte se ata që vuajnë nga derdhja e parakohshme e spermës, ka 4% më shumë gjasa për t’i tradhtuar partnerët e tyre.

e.t/noa

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit