

Mashurkat, janë të ngjashme me bizelet, por ato hahen të plota për t’u lënë hapësirë fibrave të veprojnë, po ashtu edhe hekurit dhe vitaminave, të cilat riaktivizojnë metabolizmin dhe luftojnë kolitin dhe kapsllëkun.
Gjatë sezonit pranveror mashurkat i gjejmë ngado dhe nëse nuk i përdorim, sigurisht që nuk bëjmë aspak mirë. Me ngjyrën jeshile, të gjata dhe të sheshta, mashurkat janë një varietet bizelesh me një shije mjaft delikate.
Mashurkat njihen ndryshe edhe si bizelet kineze. Në krahasim me bizelet, mashurkat janë më të pasura me karoten, me vitaminë C dhe fibra të ushqimit, kanë doza të vitaminës B9 si dhe hekur.a.h/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





