

Tiranë, 13 maj 2013, NOA.al- Partia Demokratike nga sheshi “Nënë Tereza” në Tiranë çeli zyrtarisht fushatën elektorale, përpara mijëra simpatizantëve dhe mbështetësve.
I pari që hapi fjalimet e fushatës elektorale ishte kryebashkiaku i Tiranës Lulzim Basha, i cili prezantoi kandidatët për deputetë në kryeqytet të udhëhequr nga Kryeministri Sali Berisha.
“Dy vjet më parë nisëm një rrugëtim, të votonin një politikan që ushqente konfliktin politik për hir të axhendës personale, apo të zgjidhnin një tjetër model i cili udhëhiqej nga interesat e qytetarëve. Sot edhe ata më skeptikët e para dy viteve, e kuptojnë fare mirë se pse zoti Rama donte ta mbante Bashkinë e Tiranës dhe për llogari të kujt donte ta mbante”, deklaroi Basha, citon Noa.al.
Gjatë fjalës së tij ai tha se Edi Rama nuk është armiku i demokratëve, ndërsa shtoi se kishte uruar për gjithë kohën që të kishte të drejtë, por theksoi se ishte ai që bllokoi integrimin europian.
Në këtë kuadër Basha tha se ky njeri nuk është mik i Tiranës dhe nuk mund të jetë mik i Shqipërisë, pasi ai kishte bllokuar projekte të mëdha në krye të bashkisë dhe tani bllokon integrimin. Ai shprehu bindjen se qytetarët do të zgjedhin Partinë Demokratike dhe do i thonë jo Edi Ramës me votë.a.y/noa.al
140 emrat e listës së kandidatëve për deputetë të PD
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





