

Një seri fotografish familjare të fëmijërisë së këngëtares Amy Winehouse, do të prezantohen gjatë verës në një ekspozitë të mbajtur në Londër.
Kujtojmë këtu se këngëtarja u nda nga jeta në moshën 27 vjeçare në korrik të vitit 2011, ndërsa Jewish Museum është i vetmi që ka në posedim këto fotografi të saj, në kujtim të përvjetorit të dytë të ndarjes nga jeta.
Të bëra bashkë nga vëllai i Amy, Alex dhe gruaja e tij Riva, këngëtarja do të tregohet qysh nga fëmijëria e hershme, adoleshenca e deri në periudhën e fundit të jetës së saj.
Një dedikim i posaçëm për të, ky koleksion fotografish është ruajtur dhe përzgjedhur me fanatizëm nga të afërmit e këngëtares, të cilat publikohen për tu njohur edhe nga fansat e saj.
Në një fotografi Amy duket fare e vogël e veshur si balerinë, ndërsa në një tjetër shfaqet e veshur si Mickey Mouse.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





