Transmetuar më 13-05-2013, 17:59

Gjeni më poshtë nga NOA.al, horoskopin ditor për të 12 shenjat zodiakale nga astrologia e mirënjohur italiane, Ivana Raffa e pajtuar nga mediat më prestigjioze italiane për shërbimin e horoskopit.

Lexoni edhe HOROSKOPIN JAVOR

E Martë, 14 Maj 2013

Ndoshta sot ju do të keni pak besim në cilësitë tuaja. Pakënaqësia mund t’ju vërë përfund dhe veprimet e tua do të jenë shumë impulsive, për të qenë të drejta. Vendosini në vendin që u takon, punët tuaja. Dhe pastaj, gëzojuni  magjisë së blerjeve, gjithmonë në akord, me disponibilitetin tuaj financiar të momentit.

Hyni me siguri të plotë në mjedise të reja sociale. Qoftë në aspektin kulturor, edhe në atë relacional, do të përjetoni një nxitje të madhe për të zgjeruar fushën e përvojave tuaja. Ndërkaq, nëse ndjeni nevojën e një mbrëmje të veçantë, ju mund ta gjeni atë në krahët e një partneri të shenjës së Gaforres ose të Akrepit. Duke shfaqur i dashur, i shqetësuar dhe gjithmonë i pranishëm në jetën në çift, ju mund të ktheheni në qendrën e vëmendjes së partnerit.

Zgjidhni këtë ditë për të bërë blerje të mëdha, por në të njëjtën kohë edhe për të ndërmarrë operacione kursimesh dhe investimesh të një peshë të caktuar. Merrni gjithashtu në konsideratë edhe faktin se një investim serioz, mund ta ndani me partnerin tuaj ndonjëherë. Ju gjithmonë arrini një marrëveshje të mirë të përcaktimit dhe shfaqni dëshirën për t’u kombinuar me ndryshimet. Aftësia juaj strategjike do të provojë të jetë e përkryer për kontekstet profesionale që nuk të kënaqin më tashmë.

I madhi Viktor Hygo, pohonte se arsyeja e më të mirit është gjithmonë ajo më e forta. Qëndroni pra në gjurmët e këtij margaritari të diturisë gjatë kësaj dite, ku siguria juaj mund të humbasë pak shkëlqimin e saj. Pak hezitim dhe humor i keq. Tregoni vlerat tuaja dhe përpiquni të jetoni në një mënyrë pozitive, e aspak me nervozizëm. Në dashuri, një marrëdhënie e sëmurë, do të shërohet. Ndërsa Saturni ju bën më të mençur.

Yjet theksojnë gjatë ditës së sotme ndjeshmërinë tuaj dhe shtojnë brenda jush mundësinë për t’i parë rrethanat të gjitha në të njëjtin varg. Nuk duhet që të përfshiheni nga përtacia, ose pakënaqësia. Ju keni mundësinë për të arritur dhe zbatuar projekte të mëdha të jetës suaj. Së pari, ju duhet që ta bindni veten se ju mund ta bëni këtë. Ëndrrat, kujtimet, mendimet dhe fantazitë, ende mund t’ju mbajnë peng gjatë ditës, por në mbrëmje, do t’i jepni rrugë realitetit.

Ndjeshmëria dhe urtësia janë në shërbim të mendjes. Ju jeni shumë të sigurt për veten dhe dini se si t’i përdorni fjalët e duhura, në kohën e duhur. Të gjitha, ju duhen gjatë ditës së sotme për të promovuar imazhin tuaj. Parashikohen suksese në shumë fusha. Prandaj përgatituni për të shpenzuar një ditë aktive, nganjëherë pak të mundimshme, por kjo vlen për të jetuar në 360 gradë.

Në shkollë dhe në punë, duhet të jeni më diplomatikë dhe ta dominoni instinktin e rebelimit dhe dyshimet dredha-dredha, që ushqehen brenda jush dhe jo pa të drejtë. Një ekip i djallëzuar yjesh, mundshëm të shfaqet në mënyrë të diskutueshme në rrugën tuaj dhe në disa raste, do të arrijë të nxjerrë në pah, anët më të këqija të karakterit tuaj.

Hëna, e vendosur sot në një aspekt të mirë me Saturnin, kombinon me ndjeshmërinë dhe urtësinë që ju keni brenda jush, duke mbështetur takimet dhe marrëdhëniet me njerëzit larg vendbanimit tuaj. Por duke promovuar në të njëjtën kohë edhe miqësitë, duke i dhënë një filozofi akoma më të madhe shpirtit tuaj. Një takim i papritur, do t’jua shqetësojë këndshëm jetën tuaj. Nëse ju do t’i jepni kohën e duhur, do të keni edhe vetëdijen e duhur që ju lejon të keni marrëdhënie të mira me të tjerët, por edhe me veten.

Mbajeni të lartë dozën e optimizmit në jetën tuaj të përditshme, në mënyrë që të arrini rezultatet që ju prisnit me ankth. Bjeruni pas kompanive që janë në përputhje me idealet tuaja, dhe në qoftë se ju ndiheni të gatshëm, mund të filloni ecjen në rrugën e evolucionit tuaj personal. Ditë e përshtatshme gjithashtu për të vlerësuar edhe pozicionin tuaj financiar, si edhe për të zgjidhur çështje të caktuara në lidhje me trashëgiminë.

Trillet e yjeve të sotëm, gjenerojnë variacione humori brenda jush. Më shumë se ngjarjet aktuale apo situatat specifike, prisni që disponimi juaj të ndryshojë pa ndonjë arsye. Dhe kjo do t’ju bëjë juve që të ndërmerrni një  rishqyrtim serioz të jetës suaj emocionale. Në punë, është i mençur ai që merr parasysh edhe në mënyrë më adekuate aspektin praktik të saj. Ju do të shihni se duke bërë kështu, do të arrini t’ua hidhni të tjerëve pa shumë vështirësi.

Do të keni mundësinë për të zbuluar në veten tuaj një talent të pashprehur. Tashmë, është momenti për të punuar rreth tij dhe për ta zhvilluar sa më mirë atë. Nga një ndikim vendimtar në profesionalizmin tuaj, do të arrini që të luani një rol të pazëvendësueshëm në lidhje me partnerët dhe bashkëpunëtorët tuaj. Do të punoni edhe jashtë orarit, por do të keni në të njëjtën kohë, mundësi edhe për më shumë fat.

Besimi në magnetizmin tuaj, kush e di se interesin e kujt, do të zgjojë tek personat që gjenden mes jush. Arritje të reja, si edhe më shumë lehtësi kontaktesh. Çdo gjë është e mundur me këto yje që shfaqen në kuadrin tuaj yjor. Nëse në të kaluarën jeni ndarë me një person që ju nuk e keni harruar dot, tani është pikërisht koha për t’u shëruar nga ndarja prej tij.

Përktheu dhe redaktoi: E.Tirana/noa.al

Të gjitha të drejtat e origjinalit, Ivana Raffa Astrology

HOROSKOPI 2013

Lexoni edhe HOROSKOPIN JAVOR

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit