

Ferizaj, 13 maj 2013, NOA.al- Dy operacione të policisë së Ferizaj dhe Prizrenit bënë të mundur arrestimin e 7 personave të akuzuar për trafik me qenie njerëzore dhe mundësim prostitucioni.
Nga ana e policisë së Ferizaj ditën e sotme u ndaluan 5 persona të akuzuar për trafik me qenie njerëzore si dhe një viktimë e tyre.
Të ndaluarit janë F. G 18 vjeç; B.Sh 36 vjeç; L.K 20 vjeç; M.K 21 vjeç dhe A.N 24 vjeç.
Sakaq në operacionin e dytë policor, të realizuar në rajonin e Prizrenit konkretisht në qytetin e Malishevës, pas një hetimi paraprak dhe sigurimit të provave dhe dëshmive materiale, policia vendase arrestoi sot dy persona të akuzuar për veprën penale mundësim apo detyrim në prostitucion .
Të ndaluarit e këtij rasti janë B.P 41 vjeç dhe U.H 31 vjeç, të cilët u shoqëruan në polici, në pritje të hetimeve të mëtejshme.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





