Transmetuar më 13-05-2013, 17:07

Shkup, 14 maj 2013, NOA.al- Në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit nga fillimi i këtij viti e deri në muajin maj janë regjistruar 10 vetëvrasje. Ministria e Punëve të Brendshme informoi se rastet e vetëvrasjeve janë shtuar në këtë zonë të këtyre dy qyteteve të banuara me shumicë shqiptare, që njihet si zona e Pollogut.

Gjashtë vetëvrasje janë kryer në komunën e Tetovës, ndërsa katër të tjera në rajonin e Gostivarit. Numri më i madh i vetëvrasjeve është kryer me varje. Viktima e fundit që u regjistrua ishte një fëmijë 12 vjeçar nga fshati Trebosh i Tetovës, i cili të shtunën në mbrëmje u vetëvra duke u varur shtëpinë ku po jetonte. Trupi i pajetë i të mitur është gjetur nga xhaxhai i tij.

Sipas zëdhënësit të SPB-së në Tetovë, Marjan Josifovski dy vetëvrasje janë kryer me armë zjarri, dy veta janë vrarë duke u hedhur në lum, si dhe një pjesë përmes helmimeve me ilaçe.

Viktimat mësohet se janë kryesisht meshkuj të moshave prej mbi 25 vjeç, ndërsa më i riu ka qenë 12 vjeç. Policia thekson se rastet kryesisht kanë të bëjnë me probleme psikike, familjare, xhelozi dhe motive tjera. Tek një pjesë e viktimave edhe më parë ka pasur tentime për vetëvrasje.n.p/a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit