Transmetuar më 13-05-2013, 16:51

Tiranë, 13 maj 2013, NOA.al- Ministria e Brendshme nëpërmjet zëvendësministrit Ferdinand Poni dha informacionet e detajuara për listat e zgjedhësve, në një kohë kur afro 1 muaj e gjysëm ndan nga dita e zgjedhjeve.

Gjatë fjalës së tij ai bëri me dije se listat përfundimtare të zgjedhësve janë gati, në përputhje me regjistrin kombëtar të gjendjes civile në komuna dhe bashki, ndërsa janë respektuar të gjitha kriteret.

“Në listat përfundimtare të zgjedhësve do të votojnë 3 milionë e 270 mijë e 936 zgjedhës. Këta zgjedhës do jenë të shpërndarë në 5506 Qendra Votimi. Listat përfundimtare të zgjedhësve përfshijnë gjithë limitet numerike, nuk ka asnjë qendër me më shumë se 1 mijë zgjedhës dhe në Tiranë nuk ka asnjë qendër me më shumë se 7 mijë zgjedhës”, deklaroi Poni citon Noa.al.

Në vijim ai deklaroi se vetëm 500 zgjedhës janë të dyshuar si dublime, ndërsa për zgjedhësit mbi moshën 100 vjeç, ai bëri me dije se 750 prej tyre do mbeten pa votuar sepse nuk janë paraqitur për të deklaruar se janë gjallë, ndërsa ata që janë paraqitur në zyrat përkatëse janë verifikuar afro 250 persona të kësaj moshe.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit