

Rruga nga Kukësi është e gjatë, por tifozët korçarë nuk kishin ndërmend të mërziteshin aq lehtë. Titulli kampion i Skënderbeut meritoi të festohej ashtu siç duhet, ndërsa skuadra mori me vete që nga qyteti verior edhe trofeun e kampionatit. Tifozët brohoritën gjatë në rrugët e qytetit, ndërsa në pritje të skuadrës së Mirel Josës ishin edhe ministri i financave Bode dhe prefekti i Korçës, Mano.
Dita e shënuar nuk do të kishte kuptim pa mandolinat origjinale të Korçës. Më në fund, kampionët mbërrijnë, zbresin nga autobusi bashkë me kupën e Superligës dhe ngjiten në tribunë.
Tashmë janë 3 tituj radhazi, të një skuadre që të paktën prej 2 vjetësh nuk diskutohet se është më e mira e Shqipërisë. Ndoshta, sezoni i ardhshëm mund të sjellë një tjetër triumf.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





