Transmetuar më 13-05-2013, 16:33

Strugë, 14 maj 2013, NOA.al- Doganierët e Maqedonisë zbuluan sot 12 kilogramë lëndë narkotike të llojit marijuanë në pikën kufitare të Qafë Thanës me Shqipërinë.

Droga u gjet në makinën e tipit “Alfa Romeo” me targa italiane, me të cilën po udhëtonin dy shtetas të Maqedonisë, me inicialet R.N, 45 vjeç dhe V.M, 32 vjeç.

Autoritetet doganore siç raporton korrespodenti i Noa.al informuan se droga ishte fshehur në pjesën e bagazhit si dhe në pjesët anësore të makinës në vende speciale.

Në total u gjetën 24 pako të fshehura dhe të paketuara në qese najloni.

Dy shtetasit e ndaluar kanë pranuar se drogën e kishin siguruar në Elbasan dhe se qëllimi i tyre ishte që të shitej në Itali. Vlera e kësaj sasie të marijuanës vlerësohet deri në 100 mijë euro.n.p/a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit