Transmetuar më 13-05-2013, 15:25

Papunësia në Europë është në nivele rekord. Danimarka falë borxhit të ulët publik, tashmë është vënë në rimëkëmbje të problemeve ekonomike, por kriza vazhdon të ndjehet dhe shumë profesionistë nuk arrijnë të gjejnë punë.

Për këtë arsye kompania e marketingut Reputation Copenhagen ka gjetur në një mënyrë të veçantë për të ndihmuar të papunët, në mënyrë që të vihen re nga punëdhënësit.

Kështu ish-administratorë, delegatë, avokatë dhe ekspertë fiskal përfundojnë në ekspozitë në vitrinë si produkt komerciale.

Nëpërmjet kësaj mënyre të pazakontë këta profesionistë ekspozohen për tu rënë në sy atyre që mund tu ofrojnë punë.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit