Transmetuar më 13-05-2013, 15:33

Banorët shkojnë në dhomat e gjumit për të fjetur, ndërsa shkëmbejnë disa biseda me njëri-tjetrin. Eldora, Rikja dhe Elona fillojnë të flasin për nominimet dhe rrethin gjithmonë e më të ngushtë që i ka mbetur për të zgjedhur. Eldora thotë se në shtëpi ka dy banorë shumë të afërt, të cilët nuk mund t’i nominonte dot kurrë.

Ndërsa Rikja është shumë e lumtur për lajmin që ka marrë nga surpriza që i bëri Vëllai i Madh në spektakël. “Unë do të bëhem dy herë teze”, shprehet ajo e lumtur tek Elona dhe Eldora. Më pas flasin për eliminimin e dyfishtë dhe nominimet që kanë bërë shumica prej tyre për Joanën. Eldorës i ka bërë përshtypje reagimi i Anaidit gjatë momentit që ajo priste të thoshte emrin e Joanës. “Me atë shikim deshi të më thoshte: Eldora, kujdes!”, shprehet Eldora, e cila mendon se Anaidi ka pasur një fije shprese se Eldora nuk do të përmendte emrin e Joanës, duke qenë se ka qenë e afërt me të. “Por ajo mua më ka bërë aq shumë gjëra saqë unë nuk ia fal dot kurrë”, shprehet Eldora. Ajo tregon se e ka thënë emrin e saj shumë e bindur dhe pa iu dridhur qerpiku, në mënyrë që Joana ta kuptonte arsyen se pse e ka bërë një gjë të tillë.

“Unë mendova se Shpendi nuk do të thoshte emrin e saj”, shprehet Rikja, ndërsa Eldora i shpjegon se Shpendi është shumë i drejtë dhe nuk mund të thoshte kurrë një emër tjetër veç saj. “Sapo u dha lajmi se duhet të nominonim ne një person, ajo u fik, mbaroi, sepse e dinte shumë mirë”, shprehet Elona.

Ndërsa Eldorës i ka bërë shumë përshtypje nominimi i Viganit për Riken. “Ajo gjë pritej”, shprehet Elona, mendimin e së cilës e mbështet edhe Rikja.

 

Big Brother Albania 6, është një prodhim i Top Channel dhe Digitalb

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit