Transmetuar më 13-05-2013, 15:03

Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur në Mason City, Iowa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku Noah Crooks pasi kishte marrë një notë të keqe në shkollë bëri që nëna e tij Gretchen Crooks 37 vjeç, ti merrte dhe sekuestronte videolojën e tij të preferuar “Call of Dutty”, shkak i shpërqendrimit të madh.

Përballë kësaj situate Noah tentoi ta përdhunonte, por pasi nuk ia doli dot, e vrau.

Siç raporton Noa.al, menjëherë pas kësaj ngjarje adoleshenti telefonoi për të lajmëruar policinë.

“Nuk po tallem aspak, ajo ka vdekur. Kam frikë. Kam vrarë nënën time me pistoletë. Nuk e di pse e bëra. Tentova ta përdhunojë, por nuk ia dola dot. Do të doja që të ishte vetëm një ëndërr e keqe ngae cila unë të zgjohem dhe ta përqafoj e mbush me puthje”, shprehet Noah.

Tashmë një vit pas procesit adoleshenti është në prag të marrjes së dënimit, ndërsa shpreh pendesë të thellë për krimin e kryer.a.y/anoa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit