
Të dhënat po ngarkohen...

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se është e mundur që virusi i llojit të ri, NCoV, të transmetohet në mesin e njerëzve me kontakte të afërta.
Paralajmërimi vjen pasi Ministria franceze e Shëndetësisë ka konfirmuar një rast të dytë me këtë virus.
Në Arabinë Saudite janë raportuar dy njerëz të vdekur nga ky virus, raporton RFE.
NCoV shkakton pneumoninë dhe nganjëherë dështimin e veshkave.
Zyrtarë të OBSH-së kanë shprehur shqetësimin për potencialin e virusit që të shpërndahet.
Sipas të dhënave të OBSH-së, qysh në vitin 2012, kanë qenë 33 raste të konfirmuara në Evropë dhe në Lindjen e Mesme. Nga to, 18 kanë vdekur.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
