Transmetuar më 13-05-2013, 13:52

Elbasan, 13 maj 2013, NOA.al- Kryeministri Sali Berisha u ndal në qytetin e Elbasanit në një takim me biznesmenë, nga ku garantoi se do të ketë zhvillim të mëtejshëm të klimës miqësore ndaj biznesit si dhe ulje taksash. “Ne ju mbështesim ju, në mënyrë që ju të hapni vende pune, se nëse do pritej që vendet e punës të hapeshin vetëm nga qeveria, barra do ishte dy herë më e rëndë mbi ju, ndaj ne ia kemi lënë biznesit këtë pjesë. Shqiptarët pasurohen duke mbështetur biznesin. Ideja që të bëjmë Shqipërinë të punojë për qeverinë dhe jo qeverinë për qytetarët është rrënuese, deklaroi Berisha, citon Noa.al.

Në këtë kuadër ai tha se për të mbështetur iniciativën e lirë të biznesit nuk mund të rriten taksat, ndaj shtoi se do ketë paketa të tjera për uljen e taksave.

Ai theksoi se bizneset e mesme dhe të mëdha dhe janë trefishuar, ndërsa shtoi se rritja e prodhimit të brendshëm ecën më shpejt se në çdo vend tjetër. Duke iu referuar kryesocialistit Edi Rama, Berisha tha se ai është bosh në fushën e ekonomisë.

"Ai që shfaqet tani si truri i ekonomisë është Koço Kokëdhima, Rama del në skenë me një njeri që është armiku kryesor i investimeve të huaja. Mjafton të shikohen shkrimet në mediat e tij, ky model është tërësisht i rrezikshëm", tha ndër të tjera Kryeministri.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit