

Tiranë, NOA.al – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i kujtoi sot paradite partive politike se sot është afati përfundimtar për dorëzimin e listave shumëemërore që janë kthyer për plotësim.
Zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxhaj sqaroi në një deklaratë për mediat se, deri më sot janë miratuar listat shumëemerore për 50 parti politike, ndërsa 16 partive u janë kthyer listat për rishikim.
“Në 11 maj KQZ përfundoi edhe verifikimin e listave ku nga 66 parti, për 50 prej tyre ka vendosur miratimin e listave shumëemërore të kandidatëve dhe për 16 parti ka vendosur për kthimin e dokumentacionit. Afati për ridorëzimin e dokumentacionit të dorëzuar është dita e sotme 13 maj” tha zëdhënësja, citon Noa.al.
Sipas KQZ, 66 parti kanë dorëzuar listat shumëemërore për kandidatët, 62 prej të cilave janë pjesë e koalicioneve zgjedhore ndërsa 4 subjekte politike do të kandidojnë të vetme në zgjedhjet e 23 qershorit.o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





