Transmetuar më 13-05-2013, 12:29

Tiranë, NOA.al – Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, beson në  arritjen e një marrëveshjeje afatgjatë të LSI-së me qytetarët.

Në prezantimin në Kamëz, të kandidaturës së Ylli Manjani ai tha se, siguroj në mënyrë të veçantë se me votën më 23 qershor ju,  jo vetëm që do të ndëshkoni lojën politike të bërë me legalizimet nga udhëheqësi aktual i qeverisë për gati tetë vjet, por njëkohësisht do të shpëtoni një herë e  përgjithmonë nga sorollatjet absurde nga burokracitë e panumërta.”

Siç raporton Noa.al, Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim ftoi qytetarët “t’i japin fund një herë e mirë politikës që është shkëputur nga realiteti, ekonomisë së lulëzuar virtuale të  Berishës dhe t’i kthejmë sytë nga problemet tuaja, nga problemet e qytetarëve shqiptarë dhe  t’i ndihmojmë ata që t’i përballojnë vështirësitë të cilat janë rritur dita-ditës”.

“ E gjithë Shqipëria ka nevojë të ecë me shpejt, por Kamza ka nevojë të ecë më shpejt si askush tjetër dhe unë besoj se këtë do ta arrijmë të gjithë së bashku duke votuar LSI-në më 23 qershor”, vijoi Meta.

“LSI-ja është garancia më e mirë për të gjithë ata që duan që më  24 qershor të gjithë të ndihen të lehtësuar dhe të bashkuar rreth një projekti që e bashkon Shqipërinë me Evropën dhe rreth një projekti që në radhë të parë hap vende të reja pune këtu në Kamëz, ku kemi një popullsi mjaft të shtuar dhe mbi të gjitha një popullsi mjaft aktive dhe të re”, përfundoi fjalën e tij në takimin elektoral të Kamzës, kryetari i LSI-së, Ilir Meta.o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit