

Tiranë, NOA.al – Partia Demokratike çel sot zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 23 qershorit.
Kryeministri Sali Berisha njoftoi dje në faqen sociale Facebook ku ftoi të gjithë qytetarët nga Tirana dhe gjithë Shqipëria të marrin pjesë në hapjen e fushatës që do të shoqërohet dhe me një koncert të madh.
“Në orën 19:30, në sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranën blu, ne hapim fushatën e elektorale të 23 qershorit. Ftoj qytetarët e Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë që nesër të festojmë dhe të hapim së bashku, në një miting dhe koncert madhështor, fushatën e Fitores sonë të re!” shkroi dje kryeministri në Facebook.
Edhe kreu i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha u shpreh se, “sot në orën 19.30 mikpresim në sheshin “Nënë Tereza” kandidatët e koalicionit “Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim”. Nga ky shesh, dy vite më parë nisi një epokë e re në Tiranë. Të bëhemi edhe sot pjesë e zhvillimit, mirëqënies, integrimit. Ju pres në mbrëmje në sheshin ‘”Nënë Tereza.”o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





