

Korçë, NOA.al – Një pikë karburanti në qytetin e Korçës është grabitur gjatë natës nga persona të maskuar.
Burime të policisë i thanë Noa.al se, ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Pogradec-Korçë. Grabitësit kanë goditur me tytën e armëve që kishin me vete punonjësin e karburantit, Alfred Hoxhallari dhe e kanë mbyllur atë në tualetin e lokalit. Ata kane mundur të marrin paratë që ishin në arkë dhe janë larguar.
Mësohet se shuma e vjedhur është rreth 1 milion lekë. Punonjësi Hoxhallari është i dëmtuar lehtë dhe ndodhet në spitalin e Korçës. Policia po heton ngjarjen për të gjetur autorët e saj, për të cilët deri tani nuk ka asnjë të dhënë. o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





