

Presidenti Bashar al-Asad
Qeveria e presidentit Bashar al-Assad në Siri i hodhi poshtë përgjegjësinë për sulmet me makina-bomba në një qytet të Turqisë, afër kufirit me Sirinë. Ministri sirian i informacionit, Omran al-Zohbi, tha se Siria “nuk ka bërë dhe kurrë nuk do të kryej akte të tilla”.
Njëherësh, ministria e brendshme e Turqisë njoftoi se nëntë vetë janë arrestuar lidhur me sulmet e djeshme dhe se “ka pasur edhe pranime”.
Nga dy sulmet e së shtunës me bomba u vranë së paku 43 vetë dhe shumë të tjerë janë plagosur. Në qytetin Rejhanli, ku kanë ndodhur sulmet, gjenden edhe mijëra refugjatë sirianë, që janë larguar nga konflikti dyvjeçar në Siri.
Ministri i jashtëm turk, Ahmet Davutoglu, tha se beson se sulmi është kryer nga luftëtarët lojalë ndaj presidentit Assad.o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





