Transmetuar më 13-05-2013, 00:09

Për më shumë se 70 vjet, apartamenti i zonjës De Florian, ka qenë i mbuluar nga pluhuri i kohës. Asgjë nuk ka lëvizur që prej Luftës së Dytë Botërore, kohë kur ajo e braktisi dhe nuk u kthye aty më kurrë.

Një vizitë aty është si të kthesh kohën mbrapa.

Apartamenti u zbulua 3 vjet pas vdekjes së zonjës, e cila ndërroi jetë në moshën 91-vjeçare.

Apartamenti i cili ndodhet në Paris, kishte në brendësi mjaft objekte me vlerë, mes të cilave edhe disa vepra në pikturë të artistit Italian Giovanni Boldini.

“Ishte si të hyje në kështjellën e Bukuroshes së Fjetur, ndihej era e pluhurit të vjetër”, tha eksperti Olivier Choppin-Janvry, i cili zbuloi apartamentin e “ngecur” në kohë.a.h/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit