Transmetuar më 12-05-2013, 21:45

1.Cherry Springs State Park, në Pennsylvania, është destinacioni më i preferuar për pasionantët e astronimisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

2. Pamje të mrekullueshme ofron edhe Natural Bridges National Monument, në Utah. Gjatë periudhës së verës aty organizohen vizita gjatë natës ku mund të flitet për kostelacionet, galaksitë dhe planetet.

3. Mont-Mégantic National Park, në Quebec, është shumë i famshëm për faktin që nuk ka aspak ndotje atmosferike. Në kushte të  përsosura klimaterike, mund të vëzhgohen plot dhjetë mijë yje.

4. Në Wiruna, Australi, 100 hektarë i kushtohen tërësisht turizmit “yjor”. I përkasin shoqërisë lokale për studimet astronomike. Aty gjenden shumë pika vëzhgimi të yjeve si dhe struktura ku mund të bësh kamping.

5. Joshua Tree National Park, në Kaliforni është një vend shumë interesant për turistët të cilët kërkojnë një qiell me yje të përsosur.

6. Valentia Island, në Irlandë, është një ndër vendet e pakta europiane realisht të përshtatshme për të shijuar qiellin me yje.

7. Hoteli Elqui Domos, në Kil është një ndër hotelet e pakta atsronomike në botë. Këtu çdo dhomë është e pajisur me teleskop.

8. Në Britaninë e Madhe në Northumberland, gjendet një park ku mund të shijohet spektakli i yjeve në pafundësi.

9. "Dark sky reserve" në Portugali, është siti i parë në botë që ka fituar mbështetjen e UNESCO-s si destinacion turistik për “turizmin yjor”.

10. Aoraki Mackenzie, në Zelandën e Re, ofron një qiell tërësisht të pastër për të vëzhguar yjet. Konsiderohet si njëri prej siteve më të mira në botë nga ku mund të shihen yjet.a.h/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit