

Thuhet se kur një femër pret flokët do të thotë se diçka ka ndryshuar, ose është duke ndryshuar në jetën e saj. Por përveç kësaj, prerja e flokëve herë pas here na bën mirë, pasi na bën të ndihemi ndryshe. E nuk ka ka rëndësi nëse bëhet fjalë për një prerje të shkurtër, mesatare apo të gjata, i rëndësishëm është ndryshimi.
Por si duhet ti presësh flokët? Të zgjidhësh një pamje të re, nuk është e thjeshtë nëse nuk i kemi idetë e qarta se si duam ti presim flokët.
Këshilla më e mirë është të konsultohesh me parukierin. Por një pikënisje e mirë është të zgjedhim prerjen në bazë të formës së fytyrës.
Për fytyrën e gjatë: Për këtë lloj fytyre, tip Sarah Jessica Parker sugjerimi i vetëm është të shmangimi prerjet simetrike që do t’ju bënte fytyrën të dukej më e gjatë akoma. Më mirë zgjidhni ndonjë prerje me shkallëzim, me onde ose prerje që jep volum.
Për fytyrën e rrumbullakët: Kjo lloj fytyre si ajo e Cameron Diaz ka nevojë të zgjatet pak. Në këtë rast duhet të shmangim flokët në fytyrë. Më mirë të preferoni një prerje të gjatë dhe tu japësh volum flokëve vetëm në rrënjë.
Për fytyrën ovale: Për këtë lloj fytyre, si ajo e Julia Roberts ju mund të bëni thuajse çdo lloj prerje dhe prapë të dukeni bukur. Të vetmet që nuk shkojnë janë ato tepër të shkurtër.
Fytyrë trekëndore: Për këtë lloj fytyre, tip Renee Zellweger këshillohen flokët e prerë shkurt, apo flokë mesatarë, me onde ose me kaçurrela.
Për fytyrë katrore: Nëse keni fytyrë si ajo e Sandra Bullock duhet patjetër të shmangni flokët me vijë në mes, më mirë me ndarje anash.
Për fytyrë në formë diamanti: Nëse po pyesni veten se çfarë është një fytyrë diamante, kujtoni atë të Madonnës dhe do ta kuptoni menjëherë. Në këtë rast, flokët kasketë ose të gjatë shkojnë shumë mirë.a.h/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





