Transmetuar më 12-05-2013, 20:03

Bosi i “Virgin” vishet si stjuardesë me kostum të kuq, makijazh, dhe çorape rrjete. Manjati britanik Richard Branson i ka shërbyer pasagjerëve gjatë një fluturimi nga Perth, në Australi, në Kuala Lumpur, në Malajzi, për të respektuar humbjen e një basti me rivalin Tony Fernandes, pronar i “AirAsia”.

“Gjëra të ngjashme kam bërë gjithmonë, por kjo do të jetë më e mira. Duhet vetëm të mësohem me takat e larta”, ka thënë Branson, që ka humbur bastin mbi Formula 1, ku sipas tij do të arrinte rezultatet më të mira, “Marussia Virgin” e tij sesa “Team Lotus” e Fernandes.

Pjesa më e madhe e të ardhurave nga biletat e fluturimit do të shkojnë për bamirësi dhe padroni i “AirAsia” ka ofruar dy gratis në Twitter

Fernandes ka punuar me Branson përpara krijimit të kompanisë së tij dhe e ka konsideruar gjithmonë Branson udhëzuesin e tij më të mirë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit