
Të dhënat po ngarkohen...

Më tepër se 80 000 persona kanë humbur jetën në Siri që nga fillimi i revoltës kundër regjimit të presidentit, Bashar al-Assad, bëri të ditur sot Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH).
"Numri i civilëve të vrarë është 34 473, ai i kryengritësve 16 687 dhe i ushtarëve 16 729", theksoi OSDH. "Rreth 2 368 të vdekur nuk janë identifikuar" deklaroi organizata me seli në Britaninë e Madhe, sipas të cilës "mes civilëve të vrarë figurojnë 4 788 fëmijë dhe 3 049 gra."
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
