Transmetuar më 12-05-2013, 16:22

Pink është një fanse e madhe e aktores Gwyneth Paltrow dhe këmbëngul se ajo është një nga njerëzit më të mirë që ka takuar ndonjëherë.

Këngëtarja 33 vjeçare ka nxituar të mbrojë aktoren e cila së fundmi u vu nën kritika për disa deklarata që bëri për ceremoninë, ‘Met Gala’. Paltrow tha se më kurrë nuk do të marrë pjesë aty dhe se ajo natë ishte shumë jo argëtuese.

"Kurrë më nuk do të shkojë. Ishte shumë e ngarkuar. Nuk jam kënaqur fare", ishte deklarata e Gwyneth për gazetën ‘USA Today’.

Për Pink, kjo gjë është tejet normale. ‘Hahaha e dua atë. Ajo është një nga njerëzit më të mirë që kam takuar ndonjëherë", shkroi Pink në profilin e vet në Twitter.o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit