

Një shqiptar i arratisur nga një prej burgjeve të Greqisë ka vrarë natën e së shtunës një një çift të moshuarish grekë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Ktizmata, në zonën e Pogonit në Janinë, në kufi me Shqipërinë, ku viktimat 72 dhe 73 vjeç janë gjetur të vrarë në shtëpinë e tyre. Sipas dëshmive të mjekut ligjor, pleqtë e moshuar janë rrahur për vdekje. Ata kanë marrë goditje në kokë, ndërsa u gjetën të vdekur në shtretërit e tyre; njofton Noa.al.
Të moshuarit nuk e kishin mbyllur derën e hyrjes, nga e cila duket se ka hyrë vrasësi. Autori pasi i ka vrarë pleqtë, iu ka marrë makinën, një tip kamionçinë fshati. Banorë të fshatit i treguan policisë se, një person i panjohur kishte kërcënuar edhe në një lokal me granatë në dorë.
Me makinën e rrëmbyer autori i ngjarjes u arrestua nga policia greke duke udhëtuar nga Janina për në Athinë. Ai e ka pranuar krimin, ndërsa policia thotë se ka qenë nën ndikimin e drogës.
Mësohet se, 30 vjeçari është arratisur para 3 muajsh nga burgu i Nafplios, ku vuante dënimin për vjedhje.o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





