
Të dhënat po ngarkohen...




Një mizëri karkalecash vërshoi në skenë në kohën e koncertit të muzikantit të famshëm britanik Paul McCartney në Brazil, duke e mbuluar ish-pjesëtarin e grupit muzikor legjendar “Beatles” nga koka deri te këmbët, raportojnë mediat.
Paul McCartney arriti madje të miqësohet me njërin prej insekteve, i cili iu ul atij mbi sup gjatë kohës së përformimit. Ai e quajti insektin Harold dhe ia prezantoi atë publikut.
Para ekzekutimit të hitit "Hey Jude" Paul McCartney i kërkoi Haroldit të largohet nga supi i tij dhe të vazhdojë fluturimin, njofton kanali televiziv Sky News.o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
