Transmetuar më 12-05-2013, 13:33

Prishtinë, NOA.al – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka dërguar një telegram ngushëllimi ministrit të Punëve të Jashtme të Turqisë, Ahmet Davutoğlu, pas vrasjes së 46 personave nga disa sulme me bomba në qytetin Reyhanli të Turqisë.

Siç njofton Noa.al, në emër të qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, ministri Hoxhaj shprehu shqetësimin dhe pikëllimin e madh për këto akte të rënda.

“Në këto momente të vështira, populli i Kosovës ndan dhimbjen me popullin e Turqisë për të vrarët dhe të plagosurit. Republika e Kosovës i bashkohet shteteve demokratike të botës në kundërshtimin dhe dënimin e këtyre akteve, të cilat janë të papranueshme për popullin dhe Qeverinë e Kosovës”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

Ministri Hoxhaj shprehu solidaritetin e qytetarëve të Republikës së Kosovës me popullin e Turqisë në këto momente të vështira, duke shpresuar që ngjarje të tilla të mos përsëriten kurrë më në Turqi dhe në mbarë botën.o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit