



Mitrovicë, 12 maj 2012, NOA – Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka mbrritur sot në mëngjes për një vizitë në veri të Kosovës. Sipas Policisë së Kosovës, Vuçiç do të qëndrojë në veri deri në orët e mbrëmjes.
“Njësitë policore do të përcjellin eskortën e tij. Ndërsa, sa i takon hyrjes së tij në Kosovë, çdo gjë është në rregull me autorizimet e lejuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës”, ka konfirmuar Besim Hoti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës.
Edhe pse disa nga serbët në veri të Kosovës nuk e mirëpresin këtë vizitë, siç është paralajmëruar,Vuçiç do të përpiqet t’i bindë serbët në veri të Kosovës, që të marrin pjesë në zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit e Prishtinës.
“Nëse dikush dëshiron të na dëgjojë, për këtë arsye shkojmë në Kosovë, që të provojmë të shpjegojmë”, ka thënë Vuçiç.
a.k.noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





