
Të dhënat po ngarkohen...

Joana është banorja e dytë që u eliminua gjatë votimeve të kësaj jave në spekaktlin Big Brother. Arbana ka në duar zarfin e të eliminuarit të dytë të kësaj nate dhe bën me dije se banori që lë shtëpinë sipas votave të publikut nga televotimi i dytë që u hap është Joana. Joana përshëndetet me të gjithë banorët dhe lë shtëpinë. Anaidi ndihet keq dhe e përcjell mes puthjeve dhe përqafimeve.
Edberi ishte i larguari i parë i spektaklit të së shtunës në Top Channel. Ndërkohë që gjatë kësaj jave banorët kanë fituar 80 për qind të buxhetit.
Big Brother Albania 6, është një prodhim i Top Channel dhe Digitalb
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
