

Arbana thërret Joanën në dhomën e rrëfimit dhe flet me të në lidhje me një raport shumë të veçantë që ajo ka me vëllain e saj Besvanin për të cilin ajo nuk ka folur kurrë me banorët. Joana ndjek një klip, ku ajo flet për vëllain dhe sëmundjen e tij të cilën ja ka rrëfyer Vëllait te Madh në dhomën e rrëfimit.
Ajo tregon se sëmundja e tij ka qënë arsyeja se përse familja e saj vendosi të transferohej në Greqi. Ajo thotë se e ka përjetuar shumë keq sëmundjen e tij dhe e vuan ende. Arsyeja se përse nuk i ka thënë banorëve një gjë të tillë është sepse nuk do që të qahet për problemet e saj dhe se ato nuk janë personat e duhur për ta bërë këtë gjë. Pas përfundimit të klipit, Joana fshin lotët dhe shpreh se e ka marrë shumë malli për të. Arbana e fton të shkojë në dhomën e surprizave dhe të ndjekë një klip ku është Vëllai i saj duke bërë Pazar, sikurse ato bënin gjithnjë kur shihnin filma së bashku. Joana ndihet shumë e emocionuar teksa shikon Besvanin.
Menjëherë pas përfundimit të klipit vëllai i saj hyn në dhomën e surprizave dhe përqafohen së bashku. Joana ndihet shumë e qetësuar kur sheh vëllain e saj që është mirë me shëndet dhe vetëm e përqafon dhe e puth. Pasi qëndrojnë disa momente bashkë, Joana i shpreh Arbanës se është shumë e lidhur me vëllain e saj pavarësisht se jeta i ka ndarë disi. Arbana i thotë Joanës se Vëllai i Madh u ka dhënë mundësinë Joanës dhe vëllait që për disa momente të shohin një film për të përjetuar momentet së bashku. Por ka ardhur momenti që duhet të ndahen me njëri-tjetrin. Pasi puthen dhe përqafohen edhe një herë, Besvani largohet dhe Joana falenderon shumë produksionin për surprizën e mrekullueshme që i bëri.
Big Brother Albania 6, është një prodhim i Top Channel dhe Digitalb
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





