Transmetuar më 11-05-2013, 23:02

Sektori kundër krimit kompjuterik ka pranuar një kallëzim penal nga këngëtarja Çiljeta Xhilaga e cila denoncon rreth 400 profile me emrin e saj që janë hapur në rrjetin social Facebook.

Këngëtarja që muajt e fundit u gëzua me një bebe, ka publikuar në faqen e vet që gjeni këtu, edhe një foto me beben, kurse njëkohësisht ka njoftuar për denoncimin e rrallë.

Fakti konfirmohet nga drejtoria e Policisë së Tiranës. Sipas saj, me anë të këtij kallëzimi penal, Çiljeta Xhilaga ka kërkuar një hetim për hakerët dhe administruesit e 400 profileve dhe fun page-ve në Facebook që ajo thotë se janë që të gjitha të rreme dhe se nuk kanë asnjë lidhje me personin e saj.

Ndërkohë këngëtarja Çiljeta Xhilaga ka vetëm një profil personal, të cilin e administron vetë.

Denoncimi vjen pasi siç edhe vetë Çiljeta ka theksuar, kohët e fundit ka ndryshuar, është bërë më e ndjeshme dhe më serioze. Dhe pas sjelljes në jetë të djalit të saj, Fernando, si dhe ndryshimit të statusit tashmë si nënë, ka vendosur ta kurojë edhe më shumë imazhin e saj në publik.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit