Transmetuar më 11-05-2013, 20:36

Michelle Hunziker ka nisur të tregojë shenjat e para të shtatzënisë. Rrugëve të Milano, e veshur me këmishë të bardhë, fund dhe sandale të hapura, duket lehtësisht rrumbullakësia e barkut të showgirlit.

Ish bashkëshortja e këngëtarit Eros Ramazzoti, me të cilin ka një vajzë me emrin Aurora, duket se nuk e ka të lehtë të ecë gjatë në këmbë, duke vendosur që pjesën tjetër ta vazhdojë me makinë.

Aktualisht Michelle është e fejuar me Tomaso Trussardi me të cilin po përjeton një lidhje të zjarrtë dashurie, si fryt i së cilës është edhe fëmija që mban në bark.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit