Transmetuar më 11-05-2013, 23:43

Të kesh një fobi, në praktikë do të thotë të kesh frikë nga një objekt, kafshë, apo edhe një situatë e veçantë, si për shembull të qenit në një ashensor ose mbi një urë. Madje, edhe nga një aktivitet i thjeshtë njerëzor, si ai i të shkuarit në punë.

Dhe është llogaritur që të paktën 1 person në 10, ka vuajtur të paktën një herë në jetë prej tyre. Apo sa të shpeshta janë dhe kur ndodhin zakonisht. Disa shembuj konkretë? Futbollisti David Beckham është i fiksuar me simetriken: çdo gjë, që nga pikturat në dhomën e gjumit, deri tek  këmbët e krevatit, duhet të jenë gjithmonë në një linjë të përkryer.

Kurse ylli i Hollivudit, Cameron Diaz, i lan duart njëqind herë në ditë e shkon madje, edhe për ta hapur derën me bërryla, vetëm që të mos i bëhen pis. Ndërsa Nicole Kidman nuk ka arritur kurrë që ta kapërcejë frikën e saj ndaj fluturave.

Ja lista e fobive më absurde:

1. Fobia nga rrobat

Shoqërohet me një frikë të vazhdueshme ndaj tyre dhe një dëshirë për të qenë lakuriq. Shoqëron nudistët.

2. Fobia nga vjehrra.

Kjo mund të shkaktohet nga një intensitet negativ i jetuar në të kaluarën, në marrëdhëniet me nënën.

3. Fobia nga makinat.

Frika nga makinat dhe automjetet në përgjithësi, shkakton sulme paniku dhe ankth, sapo sheh katër rrota.

4. Fobia nga flokët.

Frika e humbjes së flokëve, i kthen disa njerëz në të sëmurë. Aq sa duart i mbajnë vetëm te flokët.

5. Fobia nga të rinjtë.

Adoleshentët dhe fëmijët në përgjithësi, shihen nga ata që e kanë këtë fobi, si një terror. Ndaj shmangin parqet.

 

6. Fobia nga ekspozimi.

Disa njerëz kanë një frikë të tmerrshme, teksa vështrohen nga të tjerët. Prandaj, fshihen gjithmonë.

e.t/noa

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit